“45 vjet burgim” për ish-krerët e UÇK-së, ky është reagimi i Vetëvendosjes pas kërkesës së Prokurorisë Speciale

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur “ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe historisë” kërkesën e kryeprokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, që ish-krerët e UÇK’së të dënohen me nga 45-vjet me dënim unik.

Përmes një komunikate të publikuar në media, VV thotë se në Hagë nuk po gjykohen individë por vetë akti i çlirimit, shkruan Insajderi.

“Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur“, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *