Kur pritet të ekzekutohet paga e 13-të

Një nga premtimet kryesore të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore ishte ekzekutimi i pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik, e cila, sipas deklarimeve, pritej të realizohej në fillim të këtij viti.

Megjithatë, procesi i rinumërimit të votave ka shkaktuar vonesa në certifikimin e rezultateve zgjedhore, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në formimin e institucioneve të reja. Si pasojë, krijimi i Qeverisë së re nuk pritet të ndodhë as gjatë ditëve në vijim.

Raportohet se, përderisa institucionet shtetërore ende nuk janë funksionalizuar plotësisht, në fillim të muajit shkurt nuk pritet të ketë ekzekutim të pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.

Zyrtarë qeveritarë deri më tani nuk kanë dhënë një datë konkrete për realizimin e këtij premtimi, ndërsa mbetet të shihet nëse paga e 13-të do të përfshihet në vendimet e para të Qeverisë së re pas formimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *