Trump nis hakmarrjen, vë taksa për shtetet evropiane shkaku i Grenlandës

Presidenti amerikan Donald Trump është kundërpërgjigjur me taksa kritikave nga shtetet e Evropës në lidhje me synimet e tij për ta marrë kontrollin e Grenlandës.

Ai ka bërë të ditur se do të vë taksa ndaj Britanisë së Madhe, Danimarkës dhe shteteve të tjera evropiane.

Trumpi ka thënë se ka vendosur 10 për qind taksa ndaj të gjitha mallrave që eksportohen në SHBA duke filluar më 1 shkurt.

Në një postim në Truth Social, Trumpi ka thënë se taksat do të jenë në fuqi deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për blerjen e Grenlandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *