Ngjarje e rëndë në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2025 rreth orës 01:06, kur Policia është njoftuar për rastin.

Dyshohet se një mashkull, rreth 30 vjeç, i ka privuar jetën nënës së tij. Sipas informatave paraprake, i dyshuari ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, viktima kishte pësuar lëndime në kokë, ndërsa nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *