Kosova ‘faktorizohet’ – Osmani nënshkruan themelimin e Bordit të Paqes përkrah Presidentit të ShBA, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi “Bordin e Paqes” në Davos të Zvicrës, me ceremoninë e nënshkrimit ku morën pjesë rreth 20 vende, mes tyre edhe Kosova.

Bordi do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës dhe do të kërkojë zgjidhjen e konflikteve globale.

Deklaratën e pjesëmarrjes e nënshkroi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Trump tha që Bordi i Paqes do të punojë me Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund konflikteve në botë.

Presidenti Trump tha se ky Bord e ka potencialin të jetë “një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë”, duke shtuar se është i nderuar që është kryetar.

“Po funksionon bukur… pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e tij”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *