Çmimore e re – Edhe “KRM Pastrimi” nis aplikimin e tarifave të reja

KRM“Pastrimi” ka njoftuar qytetarët dhe bizneset e Prishtinës se ka filluar zbatimin e çmimores së re për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale.

Sipas dokumentit zyrtar të çmimores, tarifa për amvisëritë rezidente është përcaktuar në 5.56 euro në muaj pa TVSH, respektivisht 6.20 euro në muaj me TVSH 8%, ndërsa për amvisëritë jorezidente tarifa vjetore arrin në 17.8 euro me TVSH.

Çmimorja parasheh tarifa të diferencuara edhe për bizneset, varësisht nga madhësia, zona dhe kostoja e shërbimit.

Për dyqanet e vogla dhe bizneset artizanale, tarifa mujore në zonat urbane është 8.4 euro me TVSH, ndërsa në zonat rurale 6 euro me TVSH.

Për bizneset e mesme dhe të mëdha, çmimet mujore në zonat urbane variojnë nga 15 euro deri në 30 euro me TVSH, në varësi të kostos së shërbimit, ndërsa në zonat rurale nga 8.4 deri në 18 euro me TVSH.

Në njoftim thuhet se synimet kryesore të zbatimit të çmimores janë:

– sigurimi i një sistemi të qëndrueshëm financiar për funksionimin e shërbimit;

-rritja e transparencës dhe qartësisë në tarifim;

– mbështetja e ofrimit të një shërbimi të rregullt dhe cilësor për të gjithë konsumatorët;

-përmbushja e standardeve mjedisore dhe të shëndetit publik në territorin e Komunës së Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *