Edhe sot po vazhdon rinumërimi në Qendrën e Numërimit të rezultateve.
Nga 2 mijë e 557 vendvotime deri më tani janë numëruar 1 mijë e 343, apo 52,52 për qind.
Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës disa kandidatëve iu kanë shtuar votat.
I dëmtuari më i madh i kësaj partie deri më tani duket se është Arian Tahiri.
Tahirit iu shtuan 877 vota, kurse pas tij Uran Ismailit iu shtuan 712 vota dhe Përparim Grudës 510 vota.
