Albin Kurti “në minus” nga rinumërimi – sa vota iu hoqën deri tani liderit të Vetëvendosjes

Edhe sot po vazhdon rinumërimi në Qendrën e Numërimit të rezultateve.

Nga 2 mijë e 557 vendvotime deri më tani janë numëruar 1 mijë e 430, apo 55,92 për qind.

Nga radhët e LVV-së disa kandidatëve iu kanë shtuar votat.

I dëmtuari më i madh i kësaj partie deri më tani duket se është Alban Bajrami.

Bajramit iu shtuan 248 vota, kurse pas tij Hajrulla Çekut iu shtuan 205 vota dhe Hekuran Muratit 144 vota.

Ndërkohë liderit, Albin Kurtit i janë hequr 335 vota nga rinumërimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *