“Në minus” – Ja sa vota po iu heqën Lumir Abdixhikut nga rinumërimi

Edhe sot po vazhdon rinumërimi në Qendrën e Numërimit të rezultateve.

Nga 2 mijë e 557 vendvotime deri më tani janë numëruar 1 mijë e 527, apo 59,72 për qind.

Nga radhët e LDK-së disa kandidatëve iu kanë shtuar votat.

I dëmtuari më i madh i kësaj partie deri më tani duket se është Paris Guri.

Gurit iu shtuan 391 vota, kurse pas tij Hajrulla Çekut iu shtuan 184 vota dhe Hekuran Muratit 129 vota.

Ndërkohë liderit, Lumir Abdixhiku i janë hequr 131 vota nga rinumërimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *