Edhe sot po vazhdon rinumërimi në Qendrën e Numërimit të rezultateve.
Nga 2 mijë e 557 vendvotime deri më tani janë numëruar 1 mijë e 527, apo 59,72 për qind.
Nga radhët e PDK-së disa kandidatëve iu kanë shtuar votat.
I dëmtuari më i madh i kësaj partie deri më tani duket se është Isak Neziri.
Nezirit iu shtuan 161 vota, kurse pas tij Adem Morina iu shtuan 159 vota dhe Musli Gucati 157 vota.
Ndërkohë liderit, Bedri Hamzës i janë hequr 19 vota nga rinumërimi.
