Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje të çastit.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 25.01.2026, rreth orës 04:40 në rrugën “Nënë Tereza”.
Burime nga rasti bëjnë me dije se i dyshuari D. N dyshohet se ishte zgjuar nga një zhurmë dhe e ka akuzuar motrën e tij, viktimën A. N se ajo e kishte shkaktuar zhurmën, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe konflikt fizik.
Në momentet pasuese, dyshohet se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me grushte në trup.
Sipas të dhënave, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore, por rasti është trajtuar si “Dhunë në familje”.