Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miraton një vendim

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi i fundit i ZKM-së.

Në anën tjetër, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Klos, Shqipëri, për të ndihmuar në kërkimin e 24-vjeçarit Jurgen Karaj.

Osmani theksoi gatishmërinë e FSK-së për ndihmë vëllazërore “kudo dhe kurdo që ka nevojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *