Sot, shënon data 5 shkurt dhe shërbyesit civilë në Kosovë ende nuk kanë marrë pagën e 13-të, e cila ishte premtuar të përfshihet me Ligjin e ri për buxhetin e vitit 2026.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati deklaruar se paga e 13-të për administratën shtetërore është parashikuar me ligjin e ri dhe do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, sapo të formohet dhe të votohet Ligji për buxhetin, shkruan IndeksOnline.
Kështu që paga e 13-të do të mund të ekzekutohet vetëm pas miratimit të Ligjit për buxhetin.
Paga e 13-të do të duhej të jepej në fund të vitit, mirëpo qeveria e re synon që kjo pagesë të realizohet në fillim të vitit, duke theksuar se sa më shpejt të formohet qeveria, aq më shpejt do të bëhet edhe kjo pagesë.
Gjatë mandatit të Kurtit, pagat në administratën shtetërore janë rritur përgjithësisht për 47%, ndërsa pabarazia midis pagës më të lartë dhe asaj më të ulët është zvogëluar nga raporti 20 me 1 në 4 me 1./IndeksOnline/
Të Tjera nga Lajme
Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum
Haradinaj pjesë e Lutjeve të Mëngjesit: Shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme
Osmani takohet me Bin Rashid al Maktoumin
Tentoi ta mashtronte komunën e Lladrovcit, OSHP-ja e fut në listë të zezë kompaninë ndërtuese
Shërbyesit publikë presin pagën e 13-të, kur pritet të ekzekutohet
Bislimi mirëpriti përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e Stuttgartit
Hamiti: Në Kosovë dhe në Shqipëri, shqiptarët i vuajnë ende pasojat e komunizmit
Të fundit nga IndeksOnline
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara