Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt të vitit 2025, i cili tregon rritje të kostos së ndërtimit si në baza tremujore, ashtu edhe në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në në tremujorin e katër të vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 0,5% krahasuar me tremujorin e tretë të 2025. Ndërkaq, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024), rritja arrin në 3,5%, transmeton Zeri.info.

Rritje tremujore: +0,5%

Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025, komponentët që ndikuan në rritjen e kostos janë:

Transporti: +3,5%

Pagat: +1,2%

Kostot e tjera: +1,2%

Materialet: +0,3%

Energjia: +0,2%

Rënie është shënuar vetëm te makineritë, me -0,1%.

Rritje vjetore: +3,5%

Në krahasim me TM4 2024, indeksi i përgjithshëm është rritur për 3,5% (3,6% sipas përllogaritjes së detajuar vjetore). Rritjen më të theksuar e ka shënuar:

Energjia: +9,8%

Pagat: +8,1%

Kostot e tjera: +5,3%

Transporti: +4,4%

Materialet: +2,6%

Edhe në këtë krahasim vjetor, makineritë kanë shënuar rënie prej -0,4%.

Të dhënat e publikuara nga ASK, me bazë referimi vitin 2015 (2015=100), tregojnë se trendi i rritjes së kostove në sektorin e ndërtimit po vazhdon, i ndikuar kryesisht nga energjia dhe pagat.

Raporti i plotë për Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për TM4 2025 është i qasshëm në faqen zyrtare të ASK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *