Afganistani ka nisur sulme ndaj pozicioneve ushtarake pakistaneze përgjatë kufirit, si përgjigje ndaj sulmeve ajrore pakistaneze të javës së kaluar, njoftuan autoritetet talebane.
Zyra e mediave e korpusit ushtarak të Afganistanit në Lindje tha në një deklaratë se “përleshje të ashpra” kishin nisur vonë të enjten, “si përgjigje ndaj sulmeve të fundit ajrore të kryera nga forcat pakistaneze në provincat Nangarhar dhe Paktia”.
“Si përgjigje ndaj provokimeve dhe shkeljeve të përsëritura nga qarqet ushtarake pakistaneze, janë nisur operacione sulmuese në shkallë të gjerë kundër pozicioneve dhe instalimeve ushtarake pakistaneze përgjatë Linjës Durand”, shkroi zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, në një postim në X.
Kufiri prej 2 mijë e 611 kilometrash (1,622 milje) midis dy vendeve njihet si Linja Durand, të cilën Afganistani nuk e ka njohur formalisht, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Nuk pati një reagim të menjëhershëm nga Pakistani ndaj këtyre njoftimeve, shkruan Al Jazeera.
Të dielën, ushtria pakistaneze kreu sulme përgjatë kufirit me Afganistanin, duke pretenduar se kishte vrarë të paktën 70 luftëtarë. Afganistani e hodhi poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se ishin vrarë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Shperndaje
Artikull i sponsorizuarZbulo ofertat e Marsit Flower Hotel & Resort
Artikull i sponsorizuarLARA – PUSHIME 5★ BUZË DETIT me Fibula Travel
Artikull i sponsorizuarFluturime direkte Luksemburg – Prishtinë çdo të enjte dhe të dielë me PrishtinaTicket!
Artikull i sponsorizuarBARCELONË – ART, DET & CITY VIBES me Fibula Travel zbulon magjinë e Katalonjës
Lajme
Raportohet se Afganistani e ka sulmuar Pakistanin3 minuta më parë
13 minuta më parëRama: Balluku kërkoi tri herë dorëheqjen, ia refuzova
21 minuta më parëOKB: Izraeli synon të imponojë ‘ndryshim demografik të përhershëm’ në Bregun Perëndimor dhe Gaza
34 minuta më parëMaqedonci me Kusarin hedhin hapin kyç drejt industrisë së mbrojtjes
43 minuta më parëTë burgosurit nisin krasitjen e mollëve në Dubravë
Lajme Tjera
13 minuta më parëRama: Balluku kërkoi tri herë dorëheqjen, ia refuzova
21 minuta më parëOKB: Izraeli synon të imponojë ‘ndryshim demografik të përhershëm’ në Bregun Perëndimor dhe Gaza
26 minuta më parëCelje shënon golin e tretë ndaj Dritës, sllovenët shtojnë avantazhin e përgjithshëm
34 minuta më parëMaqedonci me Kusarin hedhin hapin kyç drejt industrisë së mbrojtjes
42 minuta më parëGOOOOOL: Drita ngushton avantazhin ndaj Celjes
43 minuta më parëTë burgosurit nisin krasitjen e mollëve në Dubravë
Trending1Zhegrova ‘kapet për koke’, lëshon mundësi të jashtëzakonshme, irriton bashkëlojtarët
2Vdes papritmas në moshën 10-vjeçare Alp Shoshi
3Nuk e do se nuk e do! Zhegrova me një tjetër mundësi, ndalet nga portieri kundërshtar
4GOOOOL: Vinicius shënon përsëri ndaj Benficas, përsërit festimin e Lisbonës
5Edhe Bekim Jashari mohon se mund të jetë kandidat për President
Rr. Tringe Smajli, 10000 Prishtine, Kosovë
Tel: +377 45 600 282
E-Mail: info@gazetablic.com
gazetablic@gmail.com
Informatatkeyboard_arrow_down
Top Kategoritekeyboard_arrow_down