Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati ka kritikuar premtimin e Qeverisë për masën e ndihmës së njëhershme për pensionistët, duke e cilësuar atë të pamjaftueshme dhe “nënçmuese”.
Sipas Kastratit, pensionistët kanë kërkuar prej kohësh një rritje permanente, po s’ka ndodhur.
“Ka qenë disa premtime tërthores por jo diçka këmbëngulës, e mirëpresim por një ndihmë e njëhershme nuk është e mjaftueshme është nënçmuese gjithë herë kemi kërkuar të ketë rritje permanente dhe e përhershme jo sikur ka qenë deri më sot një ndihmë 100 euro është e ulët, duhet ta bëjnë një zgjidhje afat gjate”, ka thënë Kastrati.
Kastrati kërkon që pensioni të jetë 500 euro, sipas tij, më pak nuk mjafton.
“Qeveria në çdo fund vit duhet të rrit pensionin është në ligj në bazë së rritjes së inflacionit por këtë nuk po e bënë, ky nuk është as pension është si asistencë por edhe ajo i plotëson nevojat ditore, pensioni as nevojat ditore nuk i plotëson. Pensioni minimal duhet të jetë 500 euro”, thotë Kastrati.
Ai shtoi se Shoqata e Pensionistëve ka dërguar kërkesa dhe ka ofruar ekspertizë juridike dhe financiare për reformimin e pensioneve, por kanë hasur në “veshtë të shurdhër”.
“Kemi dërguar edhe më herët kërkesa por edhe tash një por nuk kemi hasur në mirëkuptim ata i kanë politikat e tyre, i kemi ofruar ekspert juridik e financiar për pensionet por kemi hasur në veshtë të shurdhër”, shprehet ai.