Austria u rendit si investitori i pestë më i rëndësishëm në Shqipëri gjatë vitit 2025, për nga vlera e flukseve të reja të investimeve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet austriake arritën në 146 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 22.7% krahasuar me vitin 2024.
Investimet nga Austria janë të përqendruara kryesisht në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare, si tregu i sigurimeve, energjia dhe shërbimet e hotelerisë, duke reflektuar interesin në rritje të bizneseve austriake për këto fusha me potencial zhvillimi, shkruan ATSH.
Në të njëjtën kohë, stoku i investimeve austriake në Shqipëri në fund të vitit 2025 arriti në 926 milionë euro, në rritje me 6% në krahasim me një vit më parë, duke konfirmuar praninë e qëndrueshme dhe afatgjatë të kapitalit austriak në vend.