Lajm i mirë për këtë kategori të qytetarëve që marrin pensione

Avokati Nazmi Sallahu ka njoftuar se Gjykata Supreme ua ka njohur veteranëve të drejtën e përfitimit të dy pensioneve: të moshës dhe të veteranit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka deklaruar se pensioni i njihet edhe trashëgimtarit pas vdekjes së veteranit.

“Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është mohuar në mënyrë të pa drejtë dhe të kundërligjshme, e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit Bazë dhe atij Kontributiv. ”- ka shkruar Sallahu në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *