Qeveria miratoi sot vendimin që parashikon përmirësimin e trajtimit financiar për efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me synim rritjen e mbështetjes për punonjësit që angazhohen në menaxhimin e situatave emergjente.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se vendimi garanton një trajtim më të drejtë dhe motivues për orët shtesë të punës, shërbimin gjatë natës, në ditët e pushimit javor dhe festat zyrtare.
Sipas tij, akti vendos gjithashtu standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë.
“Një lajm i mirë për ata që janë në vijën e parë sa herë që qytetarët kanë nevojë, që përballen me zjarrin, rrezikun dhe çdo situatë emergjente, pa kursyer asgjë nga vetja.