Prej 9 ditësh, qytetarët në Prishtinë nuk kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë autobusët e Trafikut Urban për shkak të grevës. Kjo ka prekur edhe udhëtarët që paraprakisht kanë paguar bileta mujore.
Megjithatë, ndërmarrja ka njoftuar se qytetarëve do t`u kompensohen të gjitha ditët e humbura.
Zyrtarë të Trafikut Urban kanë bërë të ditur se për të gjitha biletat mujore të paguara, do të kompensohen ditët kur shfrytëzuesit nuk kanë mundur ta përdorin shërbimin e transportit.
Vlefshmëria e biletës mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes. Sipas tyre, për të realizuar zgjatjen e vlefshmërisë së biletës, qytetarët thonë se duhet t’i ndjekin disa hapa.
“Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban dhe paraqisni biletën tuaj mujore aktuale. Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes. Pas vulosjes, biletës do t’i shtohen automatikisht ditët e humbura. Vlen të theksohet se 50% të atyre të cilët kanë pasur bileta mujor tashmë u janë kompensu”, tha Qendrim Vitija, ud i kryeshefit të ‘Trafikut Urban’.