Një burrë ka humbur jetën në fshatin Graboc të Pejës, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth tre metrash derisa ishte duke punuar në një shtëpi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 dhjetor 2025, rreth orës 10:40.
Si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.
“Fsh. Graboc, Pejë 09.12.2025 – 10:40. Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.