Të gjithë përfituesit e Pilotimit të Reformës së Asistencës Sociale (SAS) që janë të aftë për punë janë njoftuar se mund të marrin informacione të detajuara rreth procesit të integrimit në tregun e punës, një komponent kyç i kësaj reforme.
Sipas njoftimit, procesi përfshin disa mundësi dhe obligime për përfituesit, si:
Subvencionimin e pagës për punësim të mundshëm
Referimin në trajnime profesionale sipas nevojave të tregut
Udhëzime për përgjegjësitë e përfituesve brenda pilotimit
Qëllimi i këtij procesi është që anëtarëve të familjeve përfituese t’iu rriten shanset për punësim të qëndrueshëm, të përmirësohet gjendja e tyre socio-ekonomike, si dhe të sigurohet vazhdimi i përfitimeve nga pilotimi.
Autoritetet theksojnë se integrimi në punë është një hap i domosdoshëm për të vazhduar mbështetjen në kuadër të reformës, duke i motivuar përfituesit që të përfshihen aktivisht në proceset e punësimit dhe zhvillimit profesional.