Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur të premten në mëngjes midis një veture me targa të huaja dhe një kamioni.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.