Kurti “lëshon dorën” – 100 euro edhe për fëmijët e pensionistët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro shtesë për fundvit, pavarësisht se buxheti nuk u votua nga opozita. Në një postim në rrjete sociale, ai deklaroi se Qeveria ka arritur të sigurojë mjetet dhe pagesat do të procedohen para natës së ndërrimit të viteve.

Kurti tha se më 28 dhjetor pret fitore të bindshme në zgjedhje, ndërsa një ditë më pas – sipas tij – gëzimi do të jetë i përbashkët për kategoritë që do të marrin mbështetje financiare.

Sipas Kurtit, megjithëse mosvotimi i buxhetit “e ka vështirësuar punën tejmase”, ekzekutivi ka gjetur mundësi që masat të mos mungojnë as sivjet.
Ai mbylli njoftimin me urime për festat e fundvitit, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i gëzojnë në familje.

Postimi i plotë;

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!g

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *