Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka përmbyllur vitin 2025 me rezultat pozitiv në investime, duke realizuar 300 milionë euro kthim bruto gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të prezantuara, duke i shtuar edhe 244 milionë eurot e vitit 2024, totali i kthimit për dy vitet e fundit arrin në 556 milionë euro.
Nga themelimi e deri sot, kthimi bruto total i investimeve ka arritur në 1.3 miliardë euro, duke e bërë Trustin një prej institucioneve financiare më stabël në vend.
Po ashtu u theksua se brenda 24 viteve operim, rezultati nga investimet ka qenë pozitiv në 21 prej tyre, çka sipas Trustit tregon menaxhim të qëndrueshëm afatgjatë.