Sa shpenzoi LVV për fushatën e zgjedhjeve lokale?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar edhe pasqyrat financiare të partive politike, të hyrat dhe shpenzimet që kanë bërë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit, Albin Kurti, nga muaji qershor 2025 deri në nëntor ka pasur të hyra 604 mijë e 131 euro.

Ndërkohë ka shpenzuar 992 mijë e 562 euro, duke realizuar kështu një deficit prej rreth 400 mijë eurove.

Nga këto shpenzime, 802 mijë e 265 euro kanë shkuar për reklama, konferenca e reprezentacion.

Lëvizja Vetëvendosje, për pesë muaj, nga 09.06.2025 deri më 09.11.2025, ka pranuar 36 mijë e 680 euro donacione, sipas raportimit të tyre në KQZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *