A do të jetë kandidat për president? Haradinaj jep përgjigjje

Kreu i AAK-së thotë se do ta shqyrtonte vetëm nëse do t’i kërkohej nga deputetët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është kandidat për president të vendit.

Gjatë një konference për media, Haradinaj ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me spekulimet për një kandidaturë të mundshme për postin e presidentit.

“Nuk jam kandidat për president të vendit. Me qenë në një rrethanë të caktuar, parlamenti, deputetët të ma kërkonin, e kisha shqyrtuar”, deklaroi Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *