Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’kemi qëndrim refuzues ndaj Osmanit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se partia e tij nuk ka ende kandidat për president pa një marrëveshje politike:“Nëse nuk kemi pasur marrëveshje politike, s’ka as kandidatë.

Kandidati për president bëhet me konsensus, kështu ka qenë historia politike e Kosovës. S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte as vullnet për konsensus”, tha Abdixhiku.

I pyetur nëse LDK do të mbështesë presidenten aktuale Vjosa Osmanin.“Neve nuk na është propozuar asnëj emër për t’i kërkuar votat tona, në këtë fazë nuk kemi qëendrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *