Sot në ring hyjnë Ismet Ademi dhe Endrit Ademi, dy vëllezër shqiptarë që po shkruajnë hapat e parë në boksin profesional me guxim dhe krenari.
Ismet Ademi përballet me një boksier 29-vjeçar nga Venezuela, i cili jeton në Kuba dhe stërvitet atje në një vend që njihet në gjithë botën për traditën dhe disiplinën e fortë të boksit.
Endrit Ademi përballet me një boksier 31-vjeçar nga Georgia, një kundërshtar me shumë përvojë në ring.