Gjermania vazhdon të përballet me mungesë të punëtorëve të kualifikuar, pasi shumë punonjës të moshuar po dalin në pension, ndërsa nuk ka mjaft të rinj për t’i zëvendësuar në vendet e punës. Për të lehtësuar këtë problem, vendi po i drejtohet gjithnjë e më shumë punëtorëve nga India, shkruan BBC.
Për Handirk von Ungern-Sternberg, gjithçka nisi me një email që i erdhi në kutinë e tij të postës elektronike në shkurt të vitit 2021. Mesazhi kishte ardhur nga India.
Në thelb, mesazhi thoshte: “Ne kemi shumë të rinj të motivuar që kërkojnë trajnim profesional dhe po pyesim nëse ju jeni të interesuar.”