Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një person ka humbur jetën pasi humbi ndjenjat në vendin e punës në Gjilan.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, viktima kishte shkuar pa shenja jete në emergjencën e qytetit, teksa sipas dëshmitarëve ai kishte rënë në tokë derisa ishte në vendin e punës.

Njoftimi:

HETIM I VDEKJES

Gjilan / 20:12.2025 – 08:25. Raportohet se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete viktima m/k. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarëve viktima kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në tokë derisa ishte në vendin e punës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *