Investim i madh në këtë qytet – Kurti jep lajmin e mirë për këta qytetarë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar përmes një postimi se Malisheva po përfiton një investim të rëndësishëm në infrastrukturën energjetike: ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik.

Sipas Kurtit, ky projekt sjell një prej përmirësimeve më të mëdha të viteve të fundit për komunën, duke rritur dukshëm cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Ai theksoi se nënstacioni do t’i japë fund problemeve të kahershme me tensionin e ulët dhe ndërprerjet e shpeshta, të cilat kanë prekur banorët dhe bizneset. Sipas tij, ky investim krijon bazë solide për zhvillimin ekonomik lokal, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ky projekt energjetik vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt modernizimit të rrjetit dhe forcimit të sigurisë energjetike në rajon, ndërsa banorët e Malishevës presin që përfitimet të ndihen menjëherë pas vënies në funksion të nënstacionit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *