Këta janë tre kandidatët e PDK-së që iu shtuan votat më së shumti

Edhe sot po vazhdon rinumërimi në Qendrën e Numërimit të rezultateve.

Nga  2 mijë e 557 vendvotime deri më tani janë numëruar 1 mijë e 343, apo 52,52 për qind.

Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës disa kandidatëve iu kanë shtuar votat.

I dëmtuari më i madh i kësaj partie deri më tani duket se është Arian Tahiri.

Tahirit iu shtuan 877 vota, kurse pas tij Uran Ismailit iu shtuan 712 vota dhe Përparim Grudës 510 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *