Këtu mund ta shihni duelin e boksierit shqiptar, Labinot Xhoxhaj ndaj Pezhman Seifkhani

Me pak se dy orë ka mbetur deri tek fillimi i duelit të madh mes boksierit kosovar Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhani, meç që zhvillohet në në Lahr të Gjermanisë dhe që mund ta ndiqni në RTK.

Xhoxhaj sonte synon të mbrojtje për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU).

Boksieri ynë është gati për një tjetër sfidë madhore në karrierën e tij profesionale.

Sipas të dhënave zyrtare, Labinot Xhoxhaj hyn në këtë meç me një bilanc mbresëlënës prej 21 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje, duke u renditur 35 në ranglistë.

Ai është 32 vjeç, me gjatësi 183 cm dhe konsiderohet një nga peshat e rënda më stabile në skenën evropiane aktuale.

Në anën tjetër, sfiduesi Pezhman Seifkhani nga Suedia ka një rekord prej 17 fitoreve dhe 1 humbjeje, renditet 111, është 35 vjeç, ndërsa ka avantazh fizik në gjatësi me 190 cm.

Meçi do të zhvillohet në 12 raunde, nën rregullat e EBU-së, si dhe pritet të jetë një test serioz për kampionin kosovar, i cili synon ta konfirmojë dominimin e tij në Evropë.

Ngjarja do të përcillet drejtpërdrejt edhe për publikun kosovar. RTK, sonte do të nisë program special nga ora 20:05, përmes të cilit fillon edhe maratona e boksit në RTK, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kësaj mbrojtjeje historike të titullit evropian nga Labinot Xhoxhaj.

Sipas organizatorëve të këtij meçi, Xhoxhaj dhe Seifkhani rreth orës 21:00 pritet të ngjitën në ring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *