Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar se votimi në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të organizohet më 27 dhjetor 2025, një ditë para ditës zyrtare të zgjedhjeve në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Konsullatës, ky proces u mundëson qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës nëpër ambasada dhe konsullata, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 28 dhjetor 2025, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet një ditë më herët, më 27 dhjetor 2025.
Konsullata e Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje qytetarëve që të informohen me kohë për mënyrën dhe procedurat e votimit.