Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria e Kosova ka miratuar pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë, gjersa në fund të shtatorit ishin miratuar 18 pako të tjera si masë kundër këtyre shteteve.
Në fjalën e tij Kurti teksa e fjalën ia dha zëvendëskryeministrit, njëherit ministër në MPJD, Glauk Konjufca, tha se sanksionet janë në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE).Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka potencuar se Kosova synon promovimin e paqes, demokracisë dhe lirinë e njeriut.
“Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimet me mallra ushtarakë, shërbimet strategjike përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale dhe ndërmerr masa lidhur me kontrollin e lëvizjes së diplomatëve rusë dhe përgjegjësinë për rrëmbimi dhe deportimin e fëmijëve ukrainas. Masat përfshijnë masa ndaj Bjellorusisë”, prezantoi Konjufca.