Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar se disa kategori pensionistësh janë liruar nga obligimi për paraqitje të rregullt pranë zyrave të pensioneve.
Sipas njoftimit zyrtar, nga kjo masë përfitojnë pensionistët që marrin pensione kontributive, parciale kontributive dhe familjare. Për këto kategori, paraqitja periodike nuk është më e nevojshme.
Ndërkohë, MFPT ka bërë të ditur se pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim ligjor për paraqitje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ministria thekson se kjo është pjesë e hapave të vazhdueshëm për lehtësimin e shërbimeve për pensionistët. Në kuadër të këtyre masave, MFPT ka funksionalizuar ekipe mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për pensionistët që nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës.
Po ashtu, janë thjeshtësuar procedurat për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme të rivlerësimit që deri tani konsideroheshin të lodhshme dhe të panevojshme.
MFPT ka ritheksuar përkushtimin e saj për të ofruar shërbime më të shpejta dhe më të thjeshta për pensionistët, duke ruajtur njëkohësisht integritetin dhe qëndrueshmërinë e skemave pensionale.
Postimi i plotë:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton pensionistët se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt para zyreve të pensioneve. Këto kategori janë përfituesit e pensioneve:
• kontributive,
• parciale kontributive, dhe
• familjare.
❗️Pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi.
MFPT ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë:
• Ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës;
• Thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit.
MFPT mbetet e përkushtuar për të siguruar shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta për pensionistët duke ruajtur njëkohësisht integritetin dhe qëndrueshmërinë e skemave pensionale.