Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka ofruar një mbështetje financiare për studentët kosovarë që ndjekin studimet master jashtë vendit.
Sipas saj, në kuadër të këtij programi janë ndarë gjithsej 1,435,000 euro për mbështetjen e studentëve gjatë periudhës 2021–2025. Nga kjo skemë kanë përfituar 205 studentë, secili prej të cilëve ka marrë nga 7,000 euro për ndjekjen e studimeve master jashtë Republikës së Kosovës.
Nagavci ka theksuar se kjo mbështetje përbën një investim të qëndrueshëm në dije dhe zhvillim, duke vënë në qendër të vëmendjes ndërtimin e së ardhmes së Republikës së Kosovës përmes fuqizimit të kapitalit njerëzor.
Postimi i plotë:
🎓 Si asnjëherë më parë, mbështetje për studentët tanë!
✅1,435,000 euro mbështetje për studentët tanë për studimet master jashtë Republikës së Kosovës.
✅205 studentë kanë përfituar mbështetje financiare nga 7,000 euro secili për ndjekjen e studimeve master jashtë vendit gjatë periudhës 2021–2025.
Një investim i qëndrueshëm në dije dhe zhvillim, në shërbim të së ardhmes së Republikës së Kosovës.
#Qeveriaperstudentet