Qeveria e Kosovës ka mbajtur të premten, më 13.03.2026, mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.
Sipas njoftimit, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumën prej 500 mijë eurove, për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.
Po ashtu, Qeveria ka njoftuar se ka ndarë 1,675,000.00 euro për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.