Çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare vazhdon të qëndrojë në nivele të larta, duke reflektuar pasiguritë ekonomike globale dhe kërkesën në rritje për metalet e çmuara si formë investimi e sigurt.
Aktualisht, një ons ari (31.1 gramë) po tregtohet rreth 4 600 dollarë amerikanë, që përkthehet në afërsisht 147 dollarë për gram. I konvertuar në euro, çmimi i arit arrin në rreth 125–130 euro për gram për arin 24 karat, varësisht nga kursi ditor i këmbimit, shkruan FrontLajm.
Analistët theksojnë se rritja e çmimit të arit lidhet me tensionet gjeopolitike, politikat monetare të bankave qendrore dhe paqëndrueshmërinë e tregjeve financiare. Në këto rrethana, ari vazhdon të shihet si një strehë e sigurt për investitorët.
Sipas parashikimeve të tregut, çmimi i arit mund të mbetet i lartë edhe në periudhën në vijim, sidomos nëse pasiguritë globale vazhdojnë dhe normat e interesit mbeten të paqarta.
Ndërkaq këto çmime mund të jenë edhe më të larta si punim dore, çmimi i gramit mund të luhatet edhe në çmime më të larta.