Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë alokuar 2.7 milionë euro për pagesën e operatorëve të transportit publik, të ndara nga fondet tjera kapitale për t’u proceduar me prioritet, raporton GazetaBlic.
Ai tha se verifikimi i ligjshmërisë së vendimit të Komunës së Prishtinës është kryer me shpejtësi nga MAPL dhe MFPT, ndërsa theksoi se komuna ka qenë në dijeni të të gjitha hapave të procesit.
Murati kritikoi deklarimet e komunës si “dezinformuese”, duke shtuar se pret që ajo t’i shlyejë të gjitha obligimet ndaj operatorëve dhe të ndalë “farsën e bllokadës së pretenduar”.