Paga e 13’të – kjo kategori e punëtorëve kërkojnë përfshirjen

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka kërkuar trajtim të barabartë për punonjësit e RTK-së në lidhje me pagën e 13, e paraparë për sektorin publik në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, raporton GazetaBlic.

Sipas sindikatës, përjashtimi i RTK-së nga ky mekanizëm i vendos punonjësit e saj në pozitë të pabarabartë, pavarësisht se institucioni financohet nga buxheti i shtetit dhe ofron shërbim publik.

SPERTK kërkon përfshirjen e RTK-së në skemë, miratimin e një akti ligjor përkatës dhe një përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse brenda një afati të arsyeshëm.Në të kundërtën, sindikata paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore sindikale për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *