Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur kundërshtimin e saj të fortë ndaj rritjes së tarifave të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një barre të papërballueshme për qytetarët dhe bizneset.
Sipas reagimit zyrtar të partisë, çdo rritje e çmimeve duhet të bëhet me kujdes të veçantë për ndikimin social dhe ekonomik që ka te familjet dhe ekonomia e vendit.