Viti 2025 ka sjellë ndryshime në skemat pensionale pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Europës Perëndimore. Përballë inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës, qeveritë kanë aplikuar rritje të pensioneve bazë dhe atyre kontributpaguese.
Më poshtë ju sjellim një pasqyrë të detajuar të vlerave aktuale të pensioneve (Djetor 2025) në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, si dhe në vendet ku jeton diaspora jonë: Gjermani, Zvicër dhe Itali.
Pensionet në Kosovë dhe Rajon
Ndryshimet më të mëdha këtë vit janë vërejtur në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Kosova: Pas rritjes së fundit në nëntor 2025, Pensioni Bazë i Moshës ka arritur vlerën prej 150 €. Ndërsa pensionet kontributpaguese (sipas kategorisë dhe përvojës) variojnë nga 218 € deri në 318 €.
Maqedonia e Veriut: Me rritjen lineare të aplikuar në mars 2025, pensioni minimal atje ka arritur në rreth 295 € (18,200 MKD), duke e bërë një nga nivelet më të larta të minimumit në rajon.
Shqipëria: Vendi ka aplikuar indeksime gjatë vitit dhe bonuse, por pensionet mbeten më të ulëta. Pensioni minimal në fshat është rreth 120 €, ndërsa në qytet rreth 180 €.
Serbia: Pas rritjes së paralajmëruar prej 12.2% në dhjetor 2025, pensioni minimal llogaritet mbi 230 €.
Pensionet në Europë (Diaspora)
Në vendet e Europës Perëndimore, pensionet janë rritur për të kompensuar inflacionin vjetor.
Gjermani: Që nga korriku 2025, pensionet u rritën me 3.74%. Një pensionist standard (me 45 vite punë) merr rreth 1,700 € bruto, por mesatarja reale sillet rreth 1,300 € – 1,400 €.
Zvicër: Pensioni minimal shtetëror (Shtylla e parë – AHV) për vitin 2025 është 1,260 CHF (cca. 1,350 €), ndërsa ai maksimal arrin në 2,520 CHF.
Itali: Pensioni minimal i garantuar për vitin 2025 është rreth 617 €, pas rritjes së fokusuar për shtresat në nevojë.