Përplasje për Trafikun Urban: Rama kërkon takim urgjent me Kurtin

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se mbetet i hapur për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si dhe me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin. Deklarata vjen një ditë pasi Rama nuk u lejua të marrë pjesë në takimin që qeveria zhvilloi me drejtuesit e sindikatave të Trafikut Urban.

Pas protestës dyorëshe të punëtorëve të transportit publik, Rama tha se situata në kryeqytet mbetet e pandryshuar dhe se problemet e njëjta po vazhdojnë.

Ai rikujtoi se prej muajsh ka ngritur alarmin për, siç tha, pengesat e vazhdueshme nga Ministria e Financave, të cilat po e rëndojnë funksionimin e kryeqytetit.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Asamblesë komunale, ku tema kryesore do të jenë të hyrat vetanake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *