Rritet paga minimale – Kurti jep lajmin e mirë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët.

Ai tha se nga muaji i ardhshëm paga minimale do jetë 425 euro, shkruan FrontLajm.

Postimi i plotë:

Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri.

Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.

Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *