Tentoi grabitjen me armë në Prishtinë – arrestohet 19 vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar në Prishtinë, i dyshuar se mbrëmë ka tentuar të kryejë një grabitje nën kërcënimin e armës. Rasti është zbuluar dhe hetuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ndërsa identifikimi dhe kapja e të dyshuarit janë bërë të mundura falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve të stacionit policor Veriu.

I dyshuari, B.M., 19 vjeç, pas arrestimit është dërguar para prokurorit, i cili ka iniciuar rastin për veprën penale “Grabitje” në tentativë dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e angazhuar në sigurimin e rendit dhe marrjen e veprimeve të shpejta ndaj çdo aktiviteti kriminal që rrezikon sigurinë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *