Thirrja për Aplikim për pagesa direkte – kjo ministri njofton për zgjatjen e afatit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka zgjatur afatin e aplikimit deri më 27.02.2026, në ora 16:00, në kuadër të Thirrjes për Aplikim për pagesa direkte për:

Qumësht sipas cilësisë
Therjet e raportuara të gjedhit
Viçat për majmëri
Zogjtë për majmëri (brojlerët)
Akuakulturë

Zgjatja e afatit është bërë pas kërkesave të fermerëve, të adresuara në AZHB.

Ftohen të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *