Aksidenti ndodhi të mërkurën e kaluar në mbrëmje gjatë ndeshjes së Super Ligës midis FC Sion dhe FC Winterthur
Një tifoz futbolli 36-vjeçar ka vdekur pasi k rënë nga tribunat në Stade de Tourbillon në Sion. Aksidenti ndodhi të mërkurën e kaluar në mbrëmje gjatë ndeshjes së Super Ligës midis FC Sion dhe FC Winterthur, transmeton albinfo.ch.
I përmenduri ra nga shkallët perëndimore të tribunës veriore për arsye që janë ende të paqarta, njoftuan të hënën prokuroria publike e Valisit dhe policia kantonale. Shërbimet e emergjencës i dhanë ndihmën e parë burrit.
Ai u dërgua më pas me ambulancë në spitalin në Sion, ku ndërroi jetë nga plagët e marra të premten, shkruan sda.ch.
Zyra e prokurorit publik ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit.
Sipas hetimeve fillestare, përfshirja e palës së tretë mund të përjashtohet.