Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në Shtetet e Bashkuara, ku në fokus janë edhe familjet me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas këtyre të dhënave, 46% e familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale, duke e renditur Kosovën ndër vendet me përqindje të mesme të përfituesve. Ndërkohë, Shqipëria renditet me 41.3%, një shifër gjithashtu e konsiderueshme krahasuar me shumë vende të tjera, shkruan TopChannel. Statistikat i referohen familjeve emigrante që përfitojnë programe të ndryshme ndihme sociale, përfshirë mbështetje financiare, ushqimore apo shërbime të tjera shtetërore. Publikimi i këtyre shifrave vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm në SHBA mbi emigracionin dhe politikat sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *